Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka liruar këtë të Hënë Safet Gjicin, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë” pas skandalit seksual në zyrë.
Ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Gjici u vu në pranga më 24 Qershor 2023, me urdhër të Gjykatës së Posaçme pas publikimit të një videoje erotike me Alma Kaçin. Në videon e plotë dëgjohej edhe një bisedë ku kjo e fundit i kërkonte atij financim për një projekt që rehabilitonte qentë e rrugës./tvklan.al
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...