Qyteti i Fierit në Shqipëri, ka hapur zyrtarisht sezonin turistik, duke shënuar nisjen e aktiviteteve verore që do të zgjasin gjatë gjithë fundjavës në bregdetin e Darëzezës, ku u mblodhën qindra vizitorë dhe pushues nga zona të ndryshme.
Sipas mediave në Shqipëri, në kuadër të hapjes së sezonit, në Darëzezë u organizuan një sërë aktivitetesh festive, përfshirë muzikë live, gara me kuaj, aktivitete sportive si dhe ndeshje boksi, duke e kthyer zonën në një qendër të gjallë argëtimi për vizitorët.
Sipas autoriteteve lokale, përgjatë gjithë vijës bregdetare të Fierit këtë vit do të jenë funksionale gjashtë plazhe publike, të cilat do të monitorohen edhe nga roje bregdetare, me qëllim rritjen e sigurisë për pushuesit.
Vizitorët që zgjodhën Darëzezën gjatë fundjavës vlerësuan pastërtinë e rërës, organizimin e hapësirave dhe çmimet konkurruese, duke e cilësuar zonën si një nga alternativat më të favorshme për pushime.
Ndërkohë, sezonin veror e ka çelur zyrtarisht edhe Durrësi, ku aktivitetet nisën me garën tradicionale të notit në pishinën publike, me pjesëmarrjen e sportistëve dhe të rinjve.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se këtë verë synohet promovimi i qytetit përmes një oferte më të pasur turistike, duke kombinuar turizmin bregdetar me atë kulturor, përmes hapjes së dy muzeve, Muzeut Arkeologjik dhe Shtëpisë Muze “Aleksandër Moisiu House Museum”.
Edhe në Shëngjin po finalizohen përgatitjet për hapjen e sezonit turistik veror, ku pastrimi i hapësirave publike mbetet prioritet, ndërsa paralelisht po punohet në përmirësimin e infrastrukturës dhe menaxhimin e qarkullimit.
Zyrtarisht, sezoni turistik në Shëngjin pritet të hapet këtë fundjavë, me synimin që këtë verë të promovohet jo vetëm bregdeti, por edhe pasuritë historike, kulturore dhe natyrore të gjithë zonës.
Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi...
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...