Një atentat ndodhi mbrëmjen të hënes në autostradën Vlorë – Fier pranë një karburanti, ku një 30-vjeçar u ekzekutua në afërsi të fshatit Novoselë.
Viktima i identifikuar si Kristian Marku po lëvizte me një makinë tip “Volkswagen”, transmeton klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes u gjetën 9 gëzhoja të një pistolete “Glock” ndërsa një gëzhojë u gjet në makinën e viktimës.
Nga hetimet dyshohet se autorët kanë qenë të paktën 3 persona. Ata kanë përdorur një makinë tip “Benz”, e cila u gjet e djegur rreth 2 kilometra larg vendit të krimit.
Sipas lapsi, automjeti i djegur kishte targa të vjedhura të një automjeti tip VW Golf dhe brenda saj nuk është gjetur arma e krimit.
Dyshohet se autorët mund të jenë larguar drejt Fierit duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset afër zonës ku ka ndodhur ngjarja.
Nga hetimet është mësuar se autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar viktimën për gati 1 kilometër pasi makina e të riut është përplasur disa herë me trafikndarësen në përpjekje për t’u shpëtuar plumbave.
Kush ishte viktima
Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit (foto poshtë) të vrarë në Rrëshen, në 26 shtator 2023. Ai u qëllua teksa pinte kafe në lokalin e tij ndërsa nga plumbat u plagosën edhe 3 persona.
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...