Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi për “Zërin e Amerikës”, thotë se Shqipëria nuk e mori statusin e vendit kandidat dhe se Shqipërisë i janë shtuar edhe 5 kushte të tjera. Sipas saj, kryeministri Rama është një bastexhi që i humb të gjitha bastet.
Duke iu përgjigjur akuzave të Ramës, se opozita ka punuar kundër hapjes së negociatave, Kryemadhi u shpreh se opozita e bashkuar i ka kërkuar ndërkombëtare hapjen e tyre.
“Opozita në mënyrë unisone i ka çuar letër komisionerit Hahn për hapjen e negociatave. Vendimi për negociatat s’ka të bëjë me Ramën, ishte për shqiptarët. Njeriu më i lumtur për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Vetë Ramës nuk i intereson. Hapja e negociatave do të thotë rregulla për qeverisjen. Reagimi i këtij njeriu…Ose ky nuk është normal ose është djalli vetë”, – u shpreh Kryemadhi.
Lidhur me optimizmin e shprehur nga komisioneri Johannes Hahn për progresin e Shqipërisë, Kryemadhi tha se është një mbulim për realitetin e hidhur. Kryetarja e LSI-së bëri edhe ndërkombëtarët shkaktarë të situatës në Shqipëri.
“Nuk e shoh entuziazëm por më shumë një cover për të mbuluar një realitet të hidhur. Edhe ndërkombëtarët janë pak shkaktarë të situatës në Shqipëri. Për hir të së vërtetës 8 kushte që na janë vendosur opozita ka më shumë se 1 vit që i artikulon
“100% rritje të tarifave”, KRU Gjakova tregon arsyen se pse ...
Dembele shpallet futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA, Bon...
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...