Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku kanë marrë rrugë drejt Lipjanit për të biseduar me qytetarët atje në kuadër të platformës “Hajde folim”.
Osmani ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet se është pasagjere e Abdixhikut, teksa të dy edhe bashkëbisedojnë.
“Po shkojmë për “Hajde folim”, platforma jonë e re, nganjëherë po ka pyetje të vështira”, tha Osmani, me Abdixhiku që e pyeti se cila ka qenë njëra nga ato.
“Në Istog që tha një i ri ‘cila është një e vërtetë e hidhur që nuk doni me na thënë’?. Ke e dhimbshme me i tregu një të riu që punët i kemi keq dhe duhet të punojmë shumë”, u përgjigj kandidatja për presidente, njofton Klankosova.tv.
Të dy theksuan se po kalojnë shumë mirë gjatë bisedave me qytetarët gjithandej Kosovës, derisa shtuan se “në zgjedhje na çuan pa nevojë”.
“Nuk do të lëmë gur pa lëvizur”, u potencua në fund./Klankosova.tv
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...