Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar mbrojtjen civile

18:51 | 18 Maj 2026
E.G

Qeveria gjermane planifikon të miratojë 10 miliardë euro për të forcuar mbrojtjen civile, së bashku me shpenzime më të gjera ushtarake, njoftoi sot Ministria e Brendshme Gjermane.

Masat përfshijnë infrastrukturë mjekësore të përmirësuar për t’u marrë me viktima masive, rreth 1,000 automjete speciale, 110,000 shtretër portativë, si dhe shpenzime për strehimore dhe rrjete alarmi masiv.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se aftësitë mbrojtëse nuk mund të diskutohen dhe të investohen në to pa ofruar mbështetjen e nevojshme për mbrojtjen civile./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale