Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pas përmbylljes së proesit të certifikimit, në përputhje me nenin 30, paragrafin 8 të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, janë publikuar listat e kandidatëve për deputetë të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Listën e kandidatëve për deputetë, mund ta shkarkoni KËTU.
“Këto lista mund të përmbajnë lëshime teknike të cilat do të plotësohen. Në rast se ndonjë kandidat apo subjekt politik vëren ndonjë gabim, mund të kërkojë përmirësimin e tij përmes përfaqësuesit të autorizuar, në emailin: [email protected]”, thuhet në njoftim.
Në mbledhjen e mbajtur më 16 maj, KQZ certifikoi 902 kandidatë për deputetë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra./Arbresh.info
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...