Komisioni Evropian ka miratuar paketën prej 100 milionë eurosh për rindërtimin pas tërmetit, të premtuar në konferencën e donatorëve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi nëpërmjet një postimi në “Twitter”.
“Me miratimin e paketës financiare 100 milion €, Bashkimi Evropian vazhdon angazhimin e tij për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit, ashtu siç po ofrojmë mbështetje për të adresuar krizën COVID-19. Ne qëndrojmë pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe mbështesim të ardhmen e saj në BE”, shkruan Varhelyi.
Programi i sapo miratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore dhe do të bazohet në punimet e nisura tashmë nën programin ekzistues të rindërtimit 15 milionë euro të financuara nga Komisioni Evropian.
Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e vendeve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumentet, dhe vendet arkeologjike.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë