Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërllukë

21:23 | 18 Maj 2026
E.G

Ka ndërruar jetë njëri nga gjashtë personat e lënduar pas aksidentit mes tri veturave në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Sipas policisë, pas trajtimit në emergjencën e spitalit në Vushtrri, personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK. Rreth orës 14:00, nga mjeku është konfirmuar se, si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi me lëndime të rënda ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i viktimës, mashkull i moshës 74-vjeçare, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shpërndaje në rrjete sociale