Në Lipjan është zhvilluar një tjetër takim i iniciativës “Hajde Folim”.
Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët mbetet thelbësor për ndërtimin e besimit mes politikës dhe shoqërisë.
Osmani ka shkruar se kur politika del nga sallat, studiot dhe rrjetet sociale dhe ulet pranë qytetarëve, krijohet një hapësirë për bisedë të sinqertë.
“Në “Hajde Folim”, nuk ka pyetje të parapërgatitura e as duartrokitje protokolare. Ka qytetarë që flasin hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, por edhe për shpresat që ende i mbajnë gjallë”, shkroi ajo në Facebook transmeton Klankosova.tv.
“Dhe pikërisht kjo shpresë po na jep forcë. Prandaj, në çdo qytet ku do të jemi, ejani. Hajde Folim. Për Kosovën siç është. Dhe për Kosovën siç mund të bëhet”, shtoi ajo.
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...