Një tjetër sasi lënde narkotike është gjetur në zonën e Bristanit, në Karaburun, në vijim të operacionit të përbashkët mes Drejtorisë së Kufirit në Vlorë, “Delta Force”, policisë së Vlorës dhe “Guardia di Finanza”-s italiane.
Vetëm një ditë më parë, në zonën e gjirit të Bristanit në Karaburun u gjetën 204 kg lëndë narkotike, ndërsa këtë të premte janë zbuluar 50 kg të tjera, pas ushtrimit të kontrollit me qentë e stërvitur antidrogë në një zonë të vështirë për shkak të terrenit.
Operacioni, siç njofton policia do të vazhdojë edhe gjatë natës së sotme dhe ditëve në vazhdim. Zona përreth Karaburunit mbahet e mbikëqyrur nga deti dhe toka, me forca të shumta policore. Por edhe nga ajri përmes mjeteve speciale optike të vëzhgimit, për ditën dhe natën.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë