Një ish-polic ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme në qytetin e Kuçovës.
Sipas burimeve, raportohet se 49-vjeçari Sokol Dardha është kapur gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit.
Mësohet se droga ju gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogës në automjetin e tij, tip “Ford”.
Policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ky shtetas ushtronte prej disa kohësh në qytet.
Gjithashtu mësohet se në makinën e Dardhës policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi, por ende nuk konfirmohet lloji i lëndës narkotike.
Raportohet se Dardha ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu/
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...