Google ADS

Kapen me dy çanta plot me kanabis në makinë, arrestohen 4 persona

09:33 | 6 Qershor 2024
E.K

Kapen 19 kg kanabis brenda një automjeti në Tiranë. Në pranga janë vënë katër persona.

Policia njofton se automjeti tip “Benz” u lokalizua në rrugën “Kasem Shima”, në bagazhin e të cilit u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me kanabis me peshë 19.30 kg.

Gazmend Hoxha gjatë ndërhyrjes ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Aleksander Kili, policia gjeti një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi.

Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Katër të arrestuarit janë:

– Gazmend Hoxha, 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

– Aleksander Kili, 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– Saimir Gerbaj, 54 vjeç, dhe Orgest Beqo, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale