Brenda vitit të ardhshëm Shqipëria duhet të përfundojë legjislacionin e ri për investimet e huaja. Në një diskutim me ekspertë e politikanë të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, kryetarja e Komisionit të Integrimit në Parlamentin e Shqipërisë e shtroi në terma konkretë kohorë procesin.
“Ka shkruar në Këshillin e Minsitrave për vendimmarrje dhe po pres që të vij nga Këshilli i Ministrave dhe të organizojmë një takim të gjerë dhe të gjithë dhomat e tregtisë. Krahas këtij kuadri për investimet duhet edhe një për investimet e huaja direkte dhe brenda do të jetë njëkohësisht edhe screening për investimet e huaja direkte, janë disa iniciativa paralelisht”, tha Jorida Tabaku.
ër ekspertët, veprimi në këtë fushë është i domosdoshëm, sado i ngarkuar.
“Është identifikuar shumë qartë nga BE që në Shqipëri mungon totalisht legjislacioni për të bërë kontrollin e investimeve të huaja direkte. I është dhënë një afat Shqipërisë, ku Kuvendi ka kohë deri në fund të 2026 për ta plotësuar të gjithë këtë kuadër ligjor”.
“BE ka një rregullore të 2019 dhe ka të bëjë me infrastrukturën, informacionin, sigurinë, rendin publik në nivelin e BE-së”, thanë disa nga ekspertët.
Filtrat për investimeve të huaja në territorin europian u shtuan referuar termave të ndërhyrjes nga vendet e treta përmes bizneseve, përfshirë edhe atë mediatik. Një prej përvojave e ka unifikuar filtrimin e investimeve të huaja duke kontrolluar vetëm ato që vijnë nga jashtë BE-së./rtsh
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...