Policia e Lezhës ka identifikuar dhe ka vënë në pranga dy të rinjtë përgjegjës për djegien e makinës së një efektivi policie në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Nga videot e mbledhura nga kamerat e policisë, u zbulua se autorët e kësaj zjarrvënie të qëllimshme janë shtetasit Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaci.
Për motive ende të paqarta, dy të rinjtë i kanë djegur automjetin oficerit të Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njofton policia vendore./a2cnn
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...