Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë përfaqësues nga rreth 40 vende.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha mori pjesë në ceremoninë e pritjes së delegacioneve pjesëmarrëse në Ministerial, së bashku me drejtuesin e Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe të Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku.
“Me Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, bashkëndajmë një histori të qartë suksesi të bashkëpunimit policor, që çoi në uljen e ndjeshme të migracionit të paligjshëm, por edhe kemi ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar”, theksoi ministri Hoxha, pas bisedës me homologen britanike.
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...