Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në Velipojë.
Sipas raportimeve të A2 Cnn, disa persona janë përfshirë në një konflikt mes tyre duke u rrahur me grushte. Ndërkohë një shtetas është dhunuar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa po merr mjekim nga mjekët ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.
Gjatë këtij konflikti, një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur.
Policia ka identifikuar të dy palët e përfshira dhe po punon për gjetjen dhe kapjen e tyre si dhe të personit që ka qëlluar me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në Velipojë ndërsa janë ende të paqarta arsyet.
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur