Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka filluar vizitën zyrtare në Kroaci ku është pritur në takim nga kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.
Përmes një postimi në Facebook, Hasani tha se ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, përcjell Arbresh.info.
‘Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian. Ne presim bashkëpunimin me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...