Në Shqipëri nuk ka asnjë rast hantavirus dhe as rrezik deri tani. Përgjigja vjen nga Ministria e Shëndetësisë pyetur nga ABC Neës pas shpërthimit të sëmundjes në kroçerën me turistë.
Ndërkohë sipas mjekes Aurora Dollenberg nuk ka vend për panic. Hantavirusi njihet prej dekadash dhe varianti europian thotë mjekja konsiderohet më pak I rrezikshëm dhe nuk përbën kërcënim për pandemi pasi transmetimi nga njeriu tek njeriu mbetet I kufizuar.
“Edhe pse Hantavirusi është një virus i ditur prej dekadash, edhe pse kemi variantin europian të Hantavirusit. Në 99% të rasteve nuk është i rrezikshëm, por në një përqindje të caktuar mund të jetë serioz. Nuk kemi rrezik për një pandemi dhe nuk ka një rrezik për popullatën. Nuk kemi nevojë për asnjë lloj alarmi, sepse nuk janë infektues për njerëzit e tjerë.” tha ajo.
Higjena e ulët sipas mjekes është shkaku I përhapjes së sëmundjes në anijen me turistë. Prandaj ajo apelon për të shtuar masat në këtë aspect.
“Në të gjithë Europën përfshirë edhe Shqipërinë, në kanale të ujërave të zeza ka një rrezik të shtuar për Hantavirus. Ka qenë një problem sanitar dhe një higjienë e ulët shkaku që Hantavorusi u përhap. Hantaviruzi nuk bën rrezik për popullatën. Transferohet ka kafsha tek njeriu nga mbindotja. Duke qenë se është kaq i parashikueshëm, është komplet i dediktueshëm. OBSH ka dalë zyrtarisht me një protokoll, që të gjithë vendet të dinë se si të reagojnë në rast se diagnostikojnë një person me Hantavirus”, shtoi ajo.
Hantaviruset janë të pranishëm në disa lloje brejtësish dhe njerëzit infektohen nga kontakti me mbetje të tyre. Nëse një person preket prej virusit shenjat zakonisht shfaqen një deri në tetë javë pas ekspozimit dhe përfshijnë nga ato të përgjithshmet ethet, të përziera, dhembje koke e deri tek rastet më të rënda. /abcnews.al
Ferrari del jashtë kontrollit, katër të lënduar në një aksid...
OBSH: Numri i rasteve të konfirmuara të hantavirusit rritet ...
Peticioni i tifozëve të Real Madridit për të larguar Mbappen...
Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gru...
Merret vendimi se a do të luajë Mbappe ndaj Barcelonës në ‘E...
Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë ...