Tre persona janë raportuar të vrarë jashtë një restoranti në qytetin austriak të Linzit.
Kështu ka bërë të ditur të enjten një zëdhënës i policisë, duke shtuar se arma me të cilën është kryer vrasja, është gjetur. Por, ai nuk ka dhënë më shumë detaje në këtë fazë.
Kurse, gazeta “Kronen Zeitung” ka raportuar se bëhet fjalë për një sulm me armë zjarri ku një burrë ka vrarë dy gra dhe më pas veten.
Sipas gazetës, autori i dyshuar besohet të jetë babai dhe bashkëshorti i dy viktimave.
Gazeta ka shkruar më tej se një austriak rreth 90-vjeçar dyshohet se ka qëlluar për vdekje gruan e tij të së njëjtës moshë dhe vajzën e tyre, rreth 60 vjeçe, para një restoranti tradicional, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Siç ka mësuarkjo gazetë, pas ngjarjes së përgjakshme dyshohet se qëndron një konflikt për trashëgiminë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Operacioni policor ende po vazhdon. Policia ka izoluar zonën në një perimetër të gjerë.
Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia në Shqipëri...
Ferrari del jashtë kontrollit, katër të lënduar në një aksid...
OBSH: Numri i rasteve të konfirmuara të hantavirusit rritet ...
Peticioni i tifozëve të Real Madridit për të larguar Mbappen...
Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gru...
Merret vendimi se a do të luajë Mbappe ndaj Barcelonës në ‘E...