Një operacion i madh i karabinierëve italianë në Napoli ka çuar në arrestimin e 14 personave të lidhur me klanin mafioz “Di Lauro”, i cili dyshohet se kishte krijuar lidhje të forta me grupet e trafikut të drogës nga Shqipëria.
Sipas mediave italiane, hetimet e koordinuara nga Drejtoria Antimafia e Napolit zbuluan se një grup narkotrafikantësh përmes kontakteve me mafian shqiptare, duke krijuar një rrjet të gjerë trafiku ndërkombëtar.
Në krye të grupit ishte 55-vjeçari Raffaele Paolo, i njohur me nofkën “O’ rockets”, i cili pas lirimit nga burgu në vitin 2019 kishte rikthyer aktivitetin kriminal. Ai dyshohet se organizonte shpërndarjen e kokainës dhe hashashit, si në rrugë ashtu edhe me dërgesa në banesa, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale në Napoli.
Hetuesit italianë thonë se grupi arrinte të trafikonte sasi të mëdha kokaine, ndërsa aktiviteti kriminal shtrihej edhe në zona të tjera të Napolit.
Hetimet përfshijnë periudhën 2020–2023, ndërsa akuzat ndaj të arrestuarve janë “organizim kriminal për trafik droge” dhe “posedim droge me qëllim shpërndarjen”.
Gjatë hetimeve, autoritetet italiane arrestuan edhe gjashtë persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes dhe sekuestruan disa kilogramë kokainë dhe hashash.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...