Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, është në rrugë të mirë për të luajtur në “El Clasico” këtë të diel mbrëma, teksa “Los Blancos” synojnë t’ia prishin festën Barcelonës për titull.
Ndeshja nis në orën 21:00 të dielën në mbrëmje dhe çdo rezultat tjetër përveç fitores së Real Madridit do t’ia siguronte titullin e La Ligës blaugranasve.
Mbappe ka qenë një dyshim i madh për këtë përballje, pasi mungon në stërvitje që prej momentit kur u zëvendësua ndaj Real Betisit dy javë e gjysmë më parë, duke u ankuar për një problem në muskujt e kofshës.
Mbappe u rikthye në Valdebebas të martën, por i shtyu testet e planifikuara për të mërkurën, duke i lënë për të enjten.
Siç shpjegon Diario AS, Mbappe mori pjesë në një pjesë të seancës stërvitore me grupin të enjten, pasi iu nënshtrua testeve, ndërsa pjesën e fundit të stërvitjes e zhvilloi i vetëm me fizioterapistët.
Mbappe i ka shpëtuar një këputjeje muskulore dhe ka vetëm një tendosje, gjë që pritet t’ia mundësojë të jetë në dispozicion kundër Barcelonës këtë fundjavë.
Megjithatë, duket më e mundshme që ai ta nisë ndeshjen nga bankina sesa të jetë pjesë e formacionit titullar./Telegrafi/
Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia në Shqipëri...
Ferrari del jashtë kontrollit, katër të lënduar në një aksid...
OBSH: Numri i rasteve të konfirmuara të hantavirusit rritet ...
Peticioni i tifozëve të Real Madridit për të larguar Mbappen...
Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gru...
Merret vendimi se a do të luajë Mbappe ndaj Barcelonës në ‘E...