Një aksident i rëndë në Birmensdorf, Cyrih, la katër persona të plagosur, përfshirë dy fëmijë.
Ngjarja ndodhi pak para orës 17:00 në Waldeggstrasse, kur një 52-vjeçar me një Ferrari 296 GTS me 830 kuaj fuqi humbi kontrollin e makinës, duke u përplasur ballë për ballë me një automjet tjetër, raporton Blick.
Në makinën që u godit ndodheshin dy gra, 32 dhe 65 vjeç, dhe dy fëmijë, 6 dhe 11 vjeç, të cilët u dërguan në spital me lëndime të lehta deri të moderuara.
Policia kantonale e Cyrihut dhe prokuroria po hetojnë rastin për shkelje të shpejtësisë. Rruga mbeti e mbyllur deri rreth orës 19:30, ndërsa zjarrfikësit krijuan një rrugë të tërthortë për trafikun.
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...
Kërcet dajaku te Reali, Valverde përfundon në spital
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...
Stuhi të forta dëmtojnë rreth 500 shtëpi në Misisipi, 17 të ...