Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se në operacionin e sotëm të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, janë shoqëruar në objektin e IPK-së katër zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast.
Pas intervistimit tre zyrtarë policorë janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse ndaj një zyrtari tjetër rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt.
Sipas njoftimit operacioni është realizuar në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq në bazë të urdhëresës se Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka përfshirë bastisjen e pesë personave zyrtarë dhe dy personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me disa vepra penale.
“Hetimet lidhur me këtë rast ndaj katër zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë me dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit”, thuhet në komunikatë.
Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për 4 zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast./Arbresh.info
5 shtete të BE-së propozojnë model të ri integrimi për Ballk...
Haxhiu takohet me ambasadorin Guerot – diskutohet rëndësia e...
McGurk: Zgjedhjet transparente varen nga institucione të for...
I nominuari për ambasador në Shqipëri: Luftimi i krimit forc...
Mbi 20 anije kaluan Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të ...
Hamza prezanton sloganin e fushatës së PDK-së: Stop Krizës. ...