Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ksamil, ku një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Viktima është identifikuar si Gerti Kallojeri, i cili kishte ardhur në Shqipëri vetëm pak ditë më parë nga Greqia, ku jetonte dhe punonte prej vitesh.
Sipas burimeve, trupi i tij është gjetur nga nëna, e cila njoftoi menjëherë familjarët dhe autoritetet. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe Prokuroria e Sarandës, të cilat po hetojnë rrethanat e vdekjes.
Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 40-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale apo në rrethana të tjera./JOQ
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...