Ish-ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së gazetares Klodiana Lala, mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit “Opinion”, se ai është deputeti që prokuroria dyshon se ka nxjerrë emrin e dëshmitarit në Komisionin e Mandateve për çështjen Tahiri.
Përmes një mesazhi dërguar drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu, Çuçi thotë se nuk ka nevojë të fotografojë ndonjë dokument për të mbajtur mend emrin e një njeriu. Ai tregoi se nuk ka thyer konfidencialitetin lidhur me dokumentet që paraqiti prokuroria.
Lala pak minuta më parë deklaroi se një nga anëtarët e Këshillit të Mandateve ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë, kundër Saimir Tahirit. Sipas Lalës, bëhet fjalë, pikërisht për deputetin socialist Bledi Çuçi i cili ka fotografuar dëshminë.
“Prokurorët më kanë konfirmuar se njëri nga anëtarët socialist ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së policisë”,- theksoi ajo.
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...