Ish-kryeministri Fatos Nano më bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet, në shkollën 9-vjeçare “Sami Kalasa”.
Nano ka dhënë një intervistë ekskluzive për dritare.net, ku ka shpjeguar pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë , duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. E njoh mire këtë lloj “opozite” u shpreh Nano .
Dritare.net: Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?
Fatos Nano: Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.
Dritare.net: A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?
Fatos Nano: Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!
Dritare.net: Një mesazh për socialistet dhe popullin e majtë.
Fatos Nano: Te votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!
Dritare.net Një mesazh për opozitën.
Fatos Nano: Të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116