“Ata shpirtin e kanë dhënë, por nuk mund ti japin më shumë se sa shpirti i tyre. Dhe për këtë është ai përgjegjës, përgjegjësi kryesor i humbjes…”
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka deklaruar se kryetari i PD-së nuk kishte bërë asnjë logjistikë dhe se i kishte lënë njerëzit pa mbështetje.
I ftuar në “Çim Peka Live”, Nishani tha se Basha nuk ka organizuar as terrenin. Sipas Nishanit, anëtarët e Këshillit të PD-së janë të gjithë në Tiranë, sepse nuk kanë asnjë mbështetje financiare për të kaluar nëpër rreth e për të dalë në terren, duke hedhur kështu akuza të forta ndaj Bashës.
“E dini ju? Njerëzit e Këshillit Kombëtar janë të gjithë në Tiranë. Ata janë të gjithë në Tiranë, sepse janë me vendbanim këtu dhe nuk kanë si të ikin në rreth.
Nëse sot kemi një rezultat të tillë në kutitë e votimit, kjo është në gjykimin tim dhe që njoh politikën, elektoratin dhe strukturat e PD, kjo është si rezultat i një sakrifice të jashtëzakonshme të njerëzve që përfaqësojnë Partinë Demokratike në terren, por që janë lënë pa mbështetje, janë lënë të braktisur.
Nga ana organizative, nga ana e logjistikës, mbështetjes, njerëzit tanë ishin të pafinancuar. Ata shpirtin e kanë dhënë, por nuk mund ti japin më shumë se sa shpirti i tyre. Dhe për këtë është ai përgjegjës, përgjegjësi kryesor i humbjes,”– tha Nishani.
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...