Kreu i PD, Sali Berisha tha se do të dalin me një program me pikëpamje të largët në zgjedhje, ndërsa prezantoi koalicionin “Shqipëria Madhështore”.
Ndërsa opozita vjen me një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë, socialistët nga ana tjetër, sipas Berishës vijnë me zhaba, zhapikë e bretkosa.
“PD dhe aleatët e saj nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme me kundërshtarin tonë, ne besojmë në vlera, jo në shndërrimin ne Shqipërisë në vendin e torturave, jo në plaçkitjen më të madhe që ka njohur shqipërua. Ne shkojmë kokulur dhe ballëhapur, kokulur sepse do të kërkojmë mbështetjen e tyre, zemrën e tyre, mendjen e tyre, por gjithashtu ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë. Ne paraqesim një projekt në pamje të parë i largët, Shqipëria madhështore, por është absolutisht ëndrra më e bukur, e ditës dhe jo e natës e çdo shqiptari, e çdo njeriu punëtor me dinjitet. Pala tjetër paraqet hardhucë zhapikë, bretkosa, zhaba dhe tani së fundi mustaqet e Kujtimit”, tha Berisha.
“Në tre muajt e parë nuk do ketë shqiptarë që nuk do marrë 200 euro minimumi jetik. Dhe se rrogë minimale nuk do ketë nën 500 euro dhe se rrogë mesatare nuk do ketë nën 1200 euro. Nafta nuk do të jetë as 1 qindarkë më shtrenjtë se në Kosovë që e merr nga Durrësi dhe e shet 40% më lirë. Energjia elektrike do të ulet, do të jetë 7 lekë, me të gjitha përllogaritjet, mund të jetë edhe më lirë por po them 7 lekë”, premtoi Berisha./tch
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit