Sali Berisha deklaroi këtë 7 mars se 760 shkolla janë mbyllur në 9 vite.
Siç tha ai numri i mësuesve është reduktuar në mënyrë në frikshme.
“Kjo qeveri ka kryer një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit. Janë mbyllur 760 shkolla, është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësuesve. Mësuesit shqiptarë sot paguhen dy herë më pak se mësuesit në Kosovë, Mal të Zi dhe se mësuesit në çdo vend të rajonit,” – u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri kujtoi se mësuesit 9 vite më parë ata kishin pagat më të larta në rajon.
Sipas tij, u ndërtuan në një hark kohor 8-vjeçar mbi 1300 shkolla, kopshte dhe institucione të tjera të arsimit si dhe u shtri interneti në çdo shkollë, u bënë përpjeke të mëdha për modernizimin e mësimdhënies./euronews.al
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen