Kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim këtë të shtunë me strukturat në Pukë.
Në fjalën e mbajtur para mbështetësve, Basha nuk i kurseu akuzat në drejtim të qeverisë.
“Organizata e strukturuar kriminale e rilindjes, e shndërroi vendin në një moçal të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka më as punësim, as shanse për rininë, madje as krijim të familjeve të reja, siç informohem me shumë trishtim se po ndodh në Pukë e në të gjithë vendin”, u shpreh Basha.
Duke e cilësuar Parlamentin si landfillin e Republikës, Kryetari i Partisë Demokratike tha se çdo vendim i marrë prej tij, është kundër interesit publik.
“Janë vendime për të vjedhur buxhetin, për të vjedhur pasuritë e vendit, për të vjedhur pyjet, malet, lumenjtë, mineralet, naftën, bregdetin, me PPP, koncesione, tendera. Kanë shpikur gjithëfarë mënyrash vetëm një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, vjedhjen dhe grabitjen e taksave të shqiptarëve, për hesap të 5 bandave kriminale dhe 5 oligarkëve, që përbëjnë qeverinë e vërtetë të hajdutit psiqik Edi Rama”, theksoi kreu i opozitës.
Lulzim Basha tha më tej se varfëria është produkti i qeverisjes së Edi Ramës.
“Hajdutëria, babëzia dhe grabitja e shfrenuar që Rama dhe banda e tij i bëjnë Shqipërisë kanë prodhuar papunësi ekstreme, koston e jetesës më të lartë në rajon, të ardhurat më të ulëta për frymë, çmimet bazë të naftës, energjisë, të ujit, taksat në nivelet më të larta të rajonit”, vijoi Basha.
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...