Në takimin me përfaqësues të biznesit në Durrës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha lancoi projektin ekonomik të PD-së, që bazohet tek ulja e taksave dhe vendosja e taksës së sheshtë 9 %.
“Prioriteti numër 1 është që çmimet tona të karburantit dhe energjisë të jenë të paktën me nivelet e rajonit. Duke ulur taksat, biznesi dhe produkti shqiptar do të jenë më konkurruese në rajon. PD ka gati planin për biznesin, çmimi i naftës, çmimi i energjisë dhe niveli i taksave do të jetë konkurrues me vendet e rajonit,”, tha lideri demokrat.
Basha tha se qeveria që do të drejtojë në rast fitoreje në zgjedhje, do të krijojë klimë miqësore për biznesin duke liberalizuar ekonominë./RTSH
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...