Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike.
Në pranga ka rënë një 24-vjeçar banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e tij shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndante sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante me automjet.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 25-vjeçar banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...
BE kërkon nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që të harmonizo...