Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane nën akuzën e vjedhjes dhe mbajtjes pa leje të armëve.
Mediat italiane raportojnë së Denis Dema, 27 vjeç, u arrestua në rrugën “Santa Maria Capua Vetere”, gjatë një kontrolli në një makinë “Lancia Lybra”, brenda të cilës ishin dy persona. Në momentet që policia ka kërkuar që mjeti të ndalet për kontroll, shoferi ka shtuar shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar.
Tentativa e arratisjes përfundoi në një kohë të shkurtër, në rrugën “San Tammaro”, kur makina ka përfunduar jashtë rrugës. Dy personat kanë vazhduar përpjekjen për t’u larguar në këmbë, ndërsa u arrestua vetëm njëri prej tyre në një fshat, pikërisht Denis Dema.
Policia ka gjetur një sërë mjetesh të vjedhura, përfshirë armë, laptopë, medaljone ari, etj. Armët dhe materialet e gjetur u konfiskuan. Shqiptari u vendos në arrest ndërsa pritet të dalë përpara gjykatës.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...