Tre punonjës të burgut të Shënkollit në Lezhë janë arrestuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen e një dite më parë (4 shkurt) kur i burgosuri Daut Laze arriti të arratisej.
Pjetër Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Medha janë arrestuar nga Shërbimi i Brendshëm, pasi në momentin e arratisjes së Lazes kanë qenë në detyrë dhe nuk e kanë përmbushur atë.
Një ditë më parë 49-vjeçari Daut Laze, ndërsa ndodhej në dhomën e mjekimeve të burgut të Lezhës, shfrytëzoi mundësinë për t’u arratisur.
Policia vendosi shpërblim 10 mijë euro për këdo që jep informacione të vlefshme që çojnë në kapjen e autorit.
Laze u arrestua më 16 nëntor 2021 për dhunë në familje. Sipas informacioneve paraprake, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Me vendimin nr. 528, datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal./rtsh.al/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...