Shqipëria është përfshirë në programin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, pasi Bordi Drejtues i MCC-së e përzgjodhi vendin për të lidhur një marrëveshje për të luftuar varfërinë përmes rritjes ekonomike.
Ky vendim erdhi pas hyrjes në fuqi të Aktit të Reformës së Vendeve Kandidate të MCC-së, i cili fuqizon agjencinë për të angazhuar një numër më të madh vendesh në projekte zhvillimore.
Vendimi është marrë më datë 23 dhjetor dhe u bë publik këtë të mërkurë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë.
“Shqipëria u vlerësua për historinë e saj demokratike, përpjekjet e institucioneve për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetje për sundimin e ligjit, si dhe përballjen me sfidat zhvillimore. MCC dhe qeveria shqiptare do të bashkëpunojnë për të identifikuar pengesat që ndalojnë rritjen ekonomike dhe për të hartuar një program zhvillimi, bazuar në analizat e të dhënave dhe nevojat e treguara nga ky bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e ambasadës transmeton euronews.al.
Ky projekt do të kërkojë angazhimin e fortë të Shqipërisë për të përmbushur kriteret rigoroze të MCC-së, ndërsa Bordi Drejtues i MCC-së do të vlerësojë zhvillimin dhe angazhimin e vendit përpara miratimit të programit të propozuar.
Legjislacioni i ri i MCC-së, i cili ka zgjeruar grupin e vendeve në 33 shtete, ka për qëllim të rrisë ndikimin e agjencisë në rajone të ndryshme të botës, duke ndihmuar shtetet të implementojnë reforma të rëndësishme për të arritur zhvillim të qëndrueshëm dhe për të nxitur rritje ekonomike.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...