Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar përmes një postimi të shkurtër në Twitter pas shkarkimit të Gledis Nanos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara, si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, thuhet në postim.
Gjatë paradites, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njoftoi largimin nga detyra të Nanos, duke ia lënë përkohësisht detyrën e drejtimit të Policisë, nëndrejtorit Tonin Vocaj.
“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushjen e objektivave që kishim vënë në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe kryesisht lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Për momentin, detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë dhe shumë shpejt besoj që do t’ju lajmërojmë dhe për emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit”, deklaroi Çuçi. /arbresh.info/
We express our appreciation to Gledis Nano, who was a strong partner to the ?? as chief of the Albanian State Police and before that as head of the Counter-terrorism Unit.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) August 31, 2022
lexo edhe:
https://www.arbresh.info/shqiperi/shkarkohet-nga-detyra-drejtori-i-policise-ne-shqiperi-cuci-nuk-realizoi-objektivat/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...