Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Brescia të Italisë.
Katër të rinj shqiptar të moshës 19-20 vjeç po udhëtonin në një makinë.
Makina që në të ishin të rinjtë shqiptarë e ka humbur drejtimin duke u përplasur në një pemë.
Akoma nuk dihen rrethanat në të cilën ka ndodhur aksidenti.
Për pasojë të katërtit janë plagosur rëndë.
Siç njofton Abc News. al ata janë transportuar menjëherë me auotambulancë për të marrë ndihmën mjekësore por një prej tyre nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Chiari.
Viktima, i cili drejtonte makinën është identifikuar si Klajdi Hallulli, njofton Abc News. al përcjell Klan Kosova.
Po ashtu një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Autoritetet italiane ende nuk kanë qartësuar shkaqet e aksidentit të rëndë.
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje