Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.
Policia njofton paraprakisht se 32-vjeçari A.B., ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.
“Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.
Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim./rtsh
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...