Një aksident i rëndë u regjistrua në aksin Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit.
Një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin, Arben Tanushi 51 vjeç. Drejtuesi i motomjetit Arben Tanushi mësohet se ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës
Von der Leyen: Shqipëria po avancon me ritëm të shpejtë drej...
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...