Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një grua, ndërsa dy të rinj shqiptarë janë në gjendje të rëndë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Forli, Itali. Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën, duke sjellë edhe bilancin tragjik.
Gruaja e identifikuar si, Giuseppina Antonietta Magnogna, 77 vjeçe ka humbu jetën, ndërsa bashkëshorti i saj që ishte edhe drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur, shkruan SYRI.net.
Makina e dy italianëve është përplasur me një makinë ‘Volvo Station Ëagon 70’, me të cilën po udhëtonin dy të rinj shqiptarë.
Përplasja mes mjeteve ka qenë shumë e fortë, duke sjellë vdekjen e gruas dhe plagosjen rëndë të dy të rinjve shqiptarë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 ambulanca, policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurve për në spital, e ku gjendja e tyre është e rëndë./syri,net
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj