Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit

22:46 | 26 Maj 2026
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për ditën e Kurban Bajramit (e mërkurë) në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, vranësira më të dendura priten përreth relievit malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 25 deri në 29°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale