Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–Serbi, Sorensen jep detaje

22:51 | 26 Maj 2026
Q L

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ka njoftuar se është lansuar Platforma Këshilluese e Grave për Dialogun Beograd-Prishtinë.

Sipas njoftimit, platforma synon të sigurojë përfshirje më të madhe të grave në procesin e dialogut, duke kanalizuar ekspertizën dhe kontributin e tyre në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.

“Së bashku me UN Women ECA, UN Women Kosovo dhe UN Women Serbia, kemi lansuar Platformën Këshilluese të Grave për Dialogun Beograd–Prishtinë. Proceset gjithëpërfshirëse janë thelbësore për paqe të qëndrueshme. Kjo platformë do të kanalizojë ekspertizën e grave në përpjekjet tona për dialog. #ndryshiminenarrativave”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale