Aksident i rëndë në Dibër, një i vdekur dhe tre të plagosur

23:16 | 2 Dhjetor 2020

Një i vdekur dhe tre të plagosur. Ky ka qenë bilanci i një aksidenti të rëndë mbrëmjen e sotme në Dibër.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Kastriot-Arras.

“BalkanWeb” raporton se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi me inicialet M.B., rreth 34 vjeç.

Ndërkohë, janë transferuar në spital 3 të plagosurit, të cilët po marrin mjekim.
Deri me tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndersa policia ndodhet ne vendin e ngjarjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara