Stuhia “Daniel” u ka marrë jetën rreth 5 mijë personave në Libi, ndërsa 10 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Për tragjedinë, ka reaguar Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Begaj u shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore”, shkruan Begaj.
Edhe pse bilanci i viktimave është në shifra të frikshme, ka gjasa sipas autoriteteve të Libisë që të rritet, kjo për shkak të numrit të lartë të të zhdukurve. Në Libi janë shpallur 3 ditë zie kombëtare për jetët e humbura./Arbresh.info/
Our thoughts and prayers are with the people of Libya during this difficult time.
I extend my heartfelt condolences to the families who have lost loved ones due to the devastating impact of Storm Daniel in eastern Libya.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 13, 2023
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116