Një konflikt mes disa personash në Orikum të Vlorës ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre, ndërsa policia njofton se është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të portit të jahteve, Orikum, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me sende të forta shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë