11 shqiptarët e bllokuar në kufirin neutral në Hanin e Hotit lejohet të kalojnë

13:20 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Pas denoncimit në Ora News ka marrë zgjidhje problemi i 11 shqiptarëve të cilët ishin bllokuar në kufirin neutral me Hanin e Hotit.

Sapo rasti u denoncua në Ora News ka ndërhyrë në shtabin e emergjencave ata u lejuan të kalonin.

Pas pajisjes me leje nga policia shtetasit shqiptarë u nisën me mjetet e tyre për në vendbanimin përkatëse në Lezhë, Tiranë dhe Durrës.

Këta persona rezultojnë të jenë punonjës sezonal në Podgoricë, por janë detyruar të kthehen për shkak të situatës së krijuar në Mal të Zi nga koronavirusi.

Shpërndaje në rrjete sociale