Google ADS

10 vjetori i themelimit të Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Rama: Institucion që na bën krenar çdo ditë

17:11 | 4 Shkurt 2025
E.H

Sot janë bërë 10 vjet nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se ky institucion, na bën krenarë për punën që bën çdo ditë.

Sipas kreut të qeverisë, në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit.

“Plot 10 vite nga krijimi për herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një institucion i cili na bën krenarë për punën që bën çdo ditë së bashku me stafet e 12 administratave rajonale që kujdesen për paraqet kombëtare, natyrore, monumentet e natyrës, peizazhet, biodiversitetin duke promovuar vlerat tona natyrore e orientuar kah zhvillimit të qëndrueshëm me vëmendjen tek komunitetet lokale”, ka shkruar Rama.

“Në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit, ndërsa anëtarësimi në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës dhe bashkëpunimet me Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara i shtojnë vlerat përpjekjeve tona për mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme