Marka e veshjeve të brendshme Victoria’s Secret ka anuluar shfaqjen e saj vjetore të modës. Vendimi është marrë në mes vlerësimeve në ulje për markën dhe kritikave në lidhje me të.
Shfaqja nisi në 1995 dhe dikur ishte një ngjarje e madhe kulturore, duke tërhequr miliona shikues çdo vit.Vitin e kaluar Victoria’s Secret pati vlerësimet më të ultë ndonjëherë dhe tërhoqi kritikat se ishte seksiste, e vjetërsuar dhe se i mungonte diversiteti.

Kompania “mëmë” e markës, L Brands, tha se ishte e rëndësishme të evoluojë strategjinë e saj të marketingut.
“Ne po mundohemi të kuptojmë se si të avancojmë pozicionin e markës dhe t’ua komunikojmë klientëve”, ka thënë Stuart Burgdoerfer, drejtori kryesor financiar i L Brands.
Sidoqoftë, ai tha se shfaqjet ishin një aspekt i rëndësishëm i markës dhe një arritje e shquar e marketingut, përcjell Ora.

Në shfaqjet vjetore të Victoria’s Secret sfilojnë modelet më të suksesshme si Tyra Banks, Heidi Klum, Miranda Kerr, Bella Hadid, Gigi Hadid e Kendall Jenner.
Shitjet e dobëta të Victoria’s Secret ndikuan në rendimentin e L Brands, i cili raportoi një humbje neto prej 252 milion dollarë.
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...
EKSKLUZIVE/ Solomon në “udhëkryq” mes Vushtrrisë dhe Lirisë,...
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...