Aktori turk Seçkin Ozdemir është shumë i njohur në Turqi, por edhe Shqipëri e Kosovë me rolet e tij në seriale shumë të ndjekur, përmëndim këtu rolin e “Iljazit” në serialin “Shamikuqja”, i transmetuar vite më parë në TV Klan.
Mirëpo projektet e fundit të aktorit nuk po shkojnë siç duhet. Së fundmi ai luante në serialin “Sevgili Geçmis” i cili u mbyll me 8 episode
Pas tij Seçkin punoi në serialin “Hizmetçiler”, por edhe ky përfundoi shumë shpejt me 3 episode për shkak të shikueshmërisë së ulët. Në një video live aktori e pranoi që projektet e tij të fundit nuk kanë shkuar mirë.
Seçkin la të kuptohet se nuk do të vazhdojë të luajë në seriale për një kohë të caktuar, por do të përkushtohet në teatër.
Aktori u shpreh se i mungon skena prandaj tani e tutje do ta shohim më shumë në teatër ndërsa sa i përket serialeve do të shqyrtojë me më shumë vëmëndje ofertat.
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë